Amendimi i kontratës me Pfizer, Manastirliu: 700 mijë doza të fundit kundër Covid-19 vijnë në Shqipëri

Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, po diskutohet ndër të tjera edhe amendimi i kontratës me kompaninë Pfizer, për vaksinat e reja anticovid, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se falë këtij ndryshimi është bërë e mundur që të mbërrijnë në vendin tonë dozat e vaksinave të adaptuara, të cilat përfshijnë 9 variantet e reja të Covid19.

“Amendimi i kontratës me kompaninë Pfizer BioNTech na garantoi një rikalkulim dhe sigurimin e 700 mijë vaksinave të COVID-19, të adaptuara sipas 9 varianteve, të cilat janë të përshtatura si doza përforcuese “booster” bivalente, duke përfshirë variantin ba.1 si edhe ato ba.4/ ba.5, si edhe dozat e vaksinave të përshtatura për fëmijët, të cilat tashmë kanë mbërritur dhe kanë filluar jo vetëm me administrimin por edhe po aplikohen”.

Po ashtu duke folur për programin kombëtar të vaksinimit në këtë sezon, Manastirliu u shpreh se ka një ecuri mjaft të mirë të vaksinës së gripit për grupet vulnerabil. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në janar 2021, në vend kanë mbërritur mbi 4.1 milionë doza vaksine ndaj covid-19 dhe janë kryer mbi 3 milion e 15 mijë doza vaksina me një raport administrimi/përthithje mbi 70%.

SHKARKO APP