FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gara për zonën Champions, Como favorite ndaj Juventusit dhe Romës

Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas, Como, po shfaqet si surpriza më e madhe në garën për një vend në Champions League.

Sipas parashikimeve më të fundit të modelit statistikor të Opta, Como ka arritur në 50.7% probabilitet për kualifikim, duke lënë pas Juventus dhe Romën  pas fitores në përballjen direkte ndaj verdhekuqve.

Ekipi nga Lombardia ka bërë një kërcim të madh në projeksione, duke kaluar nga 37.78% në mbi 50%, dhe tashmë konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë për Europën. Sipas analizave, Como pritet ta mbyllë sezonin me rreth 69 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse Juventusi projektohet në të njëjtën kuotë pikësh, Como ka avantazh falë rezultateve direkte ndaj bardhezinjve. Ndërkohë, në rast barazimi me Romën, gjithçka do të vendosej nga diferenca e golave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gara për një vend në Champions League mbetet shumë e fortë, por momentalisht Como shihet si “forca shtytëse” e kësaj gare, duke habitur jo vetëm tifozët, por edhe analizat statistikore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?