Amerikanët pro Hashim Thaçit dhe kundër Albin Kurtit

Pas dëshmisë së ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin para gjykatës së Hagës e ku ai pohoi se e bën me lejen e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) shikohet hapur se Uashingtoni zyrtar shikon si aleat të sigurtë Hashim Thaçin e jo Albin Kurtin. Dëshmia e Rubin mbetet në favor të Thaçit e pas kësaj nuk ka gjykatë në botë që mund ta mbajë Hashim Thaçin në burg.

Ndërkohë paralel me James Rubin ishte ambasada e SHBA në Kosovë që tha se Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta avancojë stabilitetin rajonal dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Zëdhënësi e tha këtë të hënën për Radion Evropa e Lirë, pak ditë pasi SHBA-ja e pezulloi për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, mban takime të rregullta me Kurtin dhe se “ne ia kemi shprehur drejtpërdrejt kryeministrit shqetësimet tona në këto takime, dhe e kemi bërë plotësisht të qartë qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasada amerikane nuk ka shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e kryeministrit në detyrë Kurti që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik.

Albin Kurti nuk shikohet më si aleat dhe politikan i besueshëm në SHBA, por si njeri që lufton për karriken e tij, duke shfrytëzuar retorika nacionaliste për të marrë vota.

Nuk ka Kosovë pa SHBA- këtë duhet ta ketë të qartë klasa politike kosovare.

Hashim Thaçi, pas 5 vjetë burgim të padrejtë në Hagë, do të jetë një politikan që i duhet Kosovës. Jo vetëm Kosovës, por SHBA dhe BE që të zgjidhë paqtisht me Serbinë çështjet e mbetura që prej pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kosova ka nevojë edhe njëherë për Hashim Thaçin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?