Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Analizë e Ben Blushit në KOHA JONE, botuar me 14 maj 1996: Politika shqiptare po ndahet në Shkumbin

Analizë e Ben Blushit në KOHA JONE, botuar me 14 maj 1996: Politika shqiptare po ndahet në Shkumbin

35 vite KOHA JONË
E martë, 8 Dhjetor 2020 11:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 14 Maj 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Ben Blushi-

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 6 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 6 orësh

Kur dy vjet më parë me shfaqjen e Umberto Bosit në ekranet e TV italian, një mik më thoshte se edhe në Shqipëri duhet frymëzuar një lëvizje separatiste m’u duk se kjo ishte një nga mufkat që ai lëshonte shpesh, me pretekstin e mbushjes së “vakuumit të ideve” në Shqipëri. I angazhuar në politikë në një parti liberale, ai iku që andej për t’u kandiduar në këto zgjedhje në një parti monarkiste dhe mbi të gjitha për të provuar se idetë “alla Bosi” i kish me të vërtetë mufka. Megjithatë, ideja për të ndarë Shqipërinë në kantone, në stilin e “pashallëqeve të mëdha”, nuk ka mbirë në mendjen e tij të traumatizuar nga burgu i gjatë, vetëm si refleks i Umberto Bosit. Ashtu siç e vërtetoi së fundi, kur duke kërkuar një kurorë për shqiptarët e tjerë, ndërsa për veten dafinat e Presidentit, ai synoi të bashkojë në një, pak lëkurë nga kolltuku i Zogut dhe pak nga kolltuku i Berishës si për të provuar edhe bimët më të përçudnuara mbijnë në truallin absurd shqiptar. E njëjta gjë qëndron edhe për idenë e separatizmit, ku me pak maja italiane kërkoi të ngjiste bukë shqiptare. Por sidoqoftë brumin e gjeti në Shqipëri. Pse?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur në vitin 1992 Partia Demokratike e Berishës erdhi në pushtet, përveçse në rrugë, shtëpi, kioska dhe klube partish, por edhe në shtyp, u artikulua ideja se më në fund skadoi hegjemonia e Jugut komunist mbi Veriun demokrat. Shumë veriorë të mbrojtur nga parzmoret e demokracisë dhe të ndriçuar me pishtarët  e saj u frymëzuan nga kasta që erdhi në pushtet që të zbresin në Tiranë dhe Jug me idenë e zaptimit të tokave, pasurive, pronave dhe zyrave të të tjerëve. Zonat më jugore të vendit iu paraqitën atyre si toka të lira, të cilat mund të merreshin. Natyrisht me ndihmën e shtetit. Komportimi i tyre shumë agresiv kundrejt vendasve, dëshmoi se për shumë vjet në psikikën e disa prej tyre që më vonë u bënë pushtetarë, frymëzues dhe liderë, cilësori “jugor” kishte triumfuar mbi cilësorin “shqiptar”. Që tjetër mund të adoptohet: ajo që na bashkon është më e vogël se ajo që na ndryshon. Kjo psikikë iu infektua një mase të madhe veriorësh të cilët nuk patën absolutisht faj, sepse duke u përpjekur t’i ikin varfërisë duke rendur drejt pasurimit, harruan se me ankthin e tyre liderët kërkonin të “mbillnin malet në fusha”.

Gjatë këtyre 4 viteve Berisha me eskortën e tij u kujdes që boshllëqet të mbusheshin jo vetëm nëpër zyra por edhe në natyrë, duke ja paraqitur veriorëve këtë “mision” si një borxh ndaj Partisë Demokratike. Një borxh që duhej larë me besnikëri ndaj kauzës demokratike. Për fat të keq të vetë veriorëve të ngratë dhe të të gjithëve në përgjithësi, fitorja e demokracisë në Shqipëri iu servir atyre si çlirim nga Jugu i Shqipërisë. Sfondi për ta ishte shumë i favorshëm: Qeveria e Berishës ndryshoi kryekëput gjithçka, përfshi ligjet që rregullonin lëvizjen e njerëzve, taksat e vendosjes dhe zënies së territorit, hartat urbanistike të Tiranës dhe gjithë Jugut etj. Mbi të gjitha, Berisha dhe frymëzuesit e tij malokë, pothuajse i dhanë atributet e kriterit marrjes në punë të tropojanëve, kuksianëve, pukjanëve etj. Në organe të sigurisë së lartë, të cilat sipas tyre deri dje administroheshin nga Jugu. Kriter i parë i punësimit u vendos origjina. Partia Demokratike e cila sipas tyre “çliroi” Veriun nga Jugu u quajt “partia jonë”, partia e Veriut. Berisha me dëshirën e vet u rrethua me të ashtuquajtur veriorë, njerëz që sipas tij dinin të vlerësonin demokracinë dhe ta mbronin atë. Kryesisht ata zaptuan SHIK-un, policinë dhe propagandën, poste këto të cilat nuk kërkonin dije të veçanta, por vetëm përkushtim kundrejt kauzës së përbashkët: intimidimit të jugorëve. Kështu shpjegohet që gjithë shtypi demokrat ka folur për gati 4 vjet në dialekt megjithëse është shkruar në gjuhë letrare. Kështu shpjegohet që qytete të mëdha si Vlora, Gjirokastra ose Korça, për shumë vjet u administruan nga policë tropojanë, akte të cilat lanë gjurmë të dukshme në Jug ashtu si në Veri. Sepse ndërkohë që veriorët “zaptuan” Jugun nën mbulesën dhe mbrojtjen e Partisë Demokratike, jugorët u detyruan të gjenin mbrojtje nën një çati tjetër. Dhe çatia më e madhe, e gatshme, ishte Partia Socialiste. Kjo politikë ka çuar sot në një situatë me të vërtetë tragjike kur pothuajse në të gjithë Jugun dominojnë kandidatë socialistë, ndërsa në shumicën e zonave të Veriut kandidatët demokratë ndihen më të fortë. Kështu shpjegohet që shifrat e Referendumit e ndanë Shqipërinë në dy pjesë, ndërsa tani pas gati 2 vjetësh diferenca pritet të jetë edhe më e dukshme, sepse edhe polarizimi është më i mprehtë. Sa më shumë veriorë “zaptojnë” Jugun, jo në sajë të parave të ekonomisë së tregut, por në sajë të privilegjeve shtetërore dhe stimulimit, aq më shumë theksohen diferencat dhe aq më tepër ndahen dy partitë nga njëra tjetra. Fatkeqësisht kjo tendencë po e ndan politikën shqiptare në Shkumbin në ujërat e të cilit mbyten edhe alternativat e partive të cilat për shumë votues, tashmë janë të pavlera. Fatkeqësisht një shumicë e konsiderueshme votash do të përcaktohet nga raportet delikate Veri-PD-Jug-PS. Këto raporte të cilat janë vendosur kryesisht si pasojë e politikës qeveritare dhe diçka edhe si pasojë e varfërisë së Veriut kundrejt Jugut, mundohen të zbuten dhe të mbulohen më kot nga liderët partiakë. Berisha i cili ka nisur fushatën prej dy javësh nuk la fshat në Jug pa shkelur dhe qytet pa mbledhur. Me logjikën e një njeriu që i njeh pikat e veta të dobëta ai kërkon të kompensojë më tepër aty ku ka disavantazhe. Deri tani Presidenti nuk e ka kaluar Shkumbinin për asnjë çast, sepse me të drejtë mendon se atje mbetet i fortë, edhe duke bërë një fushatë të dobët. Dhe deri ditën e fundit të fushatës ai do ta kapërcejë shumë rrallë Shkumbinin. Po ashtu në krahun tjetër PS, për arsye politike kërkon të fshehë avantazhet që ka në Jug si pasojë e politikës së ndjekur nga Berisha dhe pasuesit e tij.  Një muaj më parë Servet Pëllumbi përgënjeshtroi vërtetësinë e një harte elektorale sipas së cilës gati 95 për qind e zonave poshtë Shkumbinit fitoheshin nga kandidatët e PS. Megjithatë, pavarësisht nëse politikanët duan ta pranojnë ose jo, paragjykimet kanë mbirë dhe po shtohen. Në rast të një fitoreje të PS shumë “jugorë” do ta konceptojnë këtë si fitore të partisë së tyre, dhe në krahun tjetër humbja e PD do të përjetohet nga shumë “veriorë” si kthim prapa, jo aq në komunizëm sesa në dominimin e Jugut. Por sidoqoftë shqiptarët mbeten njësoj të varfër dhe me halle. Të gjithë janë në Jug të Evropës dhe paragjykimet e tyre të mëdha thuajse nuk gjejnë dot hapësirë në një territor aq të vogël sa ç’është Shqipëria. Nivelet e varfërisë Jug-Veri në Shqipëri, si dhe kulturat ndryshojnë shumë pak në krahasim me p.sh. Italinë e Veriut dhe atë të Jugut ku ethet e separatizmit po bëhen kronike. Shqiptarët janë njëlloj si në Veri ashtu edhe në Jug, me të njëjtat profile të rreshkur dhe hundë të shtrembra dhe me të njëjtën ankth për t’u pasuruar. Në hapësirë dhe në kohë ndryshojnë vetëm frymëzuesit dhe liderët e tyre. Kjo gjë ka ndodhur edhe katër vitet e fundit kur komplekset e inferioritetit të kaskës që erdhi në pushtet u orientuan keq në busullën shqiptare, kur detyrimisht policët në Jug duhet të ishin nga Veriu dhe kur ortodoksët e Jugut u quajtën të gjithë grekë. Rezultati i mundshëm që PD të mos fitojë asnjë deputet në Jug dhe PS pak deputetë në Veri do të jetë një katastrofë e cila nuk do t’i ketë shkaqet vetëm tek reforma, papunësia, korrupsioni apo burgosjet e opozitarëve. Si në Veri si në Jug këto shkaqe lënë pasoja relativisht të njëjta. Bile duke marrë parasysh varfërinë më të madh në Veri, papunësinë më të madhe, zhvendosjet e popullsisë aty si dhe numrin më të vogël të refugjatëve, duke marrë pra parasysh të gjitha këto, Veriu duhet ta kishte ndjerë më thellë reformën dhe duhet të kishte reaguar më egër ndaj saj. Për çudi ndodh  kundërta. Në këto kushte në rast se fatkeqësisht PD nuk fiton asnjë ose shumë pak zona poshtë Shkumbinit kjo nuk do të thotë aspak se PS ose të tjerët janë të fortë dhe as se Jugu është i kuq apo grek siç thonë në PD. Fatkeqësisht në këtë situatë shkaqet do të jenë të tjera. Ndërsa fajtorët do të jenë ata që në 22 Mars fituan shumicën kryesisht në Jug, ashtu si dhe në gjithë Shqipërinë. Sepse Jugu nuk është i kuq ashtu si edhe Veriu nuk është blu. Të dyja janë pjesë e njërës dhe kanë të njëjtën ngjyrë, pavarësisht nga thyerjet e dritës në Shkumbin. Por fati i madh është se ndryshe nga Italia ose Çekosllovakia në Shqipëri idetë “separatiste” nuk janë institucionalizuar në formën e alternativave politike dhe nuk kanë shans të bëhen të tilla. Ato janë frymëzuar në heshtje, në errësirë, duke mbirë përditë e nga pak në psikikën e secilit që fitonte ose humbte privilegje vetëm nga pozicioni gjeografik i fshatit nga kishte ardhur ai ose prindërit e tij. Platforma e ndarjes dhe ndryshimit nuk kanë lindur as në Jug as në Veri, por vetëm në mendjen e sëmurë të atyre që komplekset e inferioritetit i kanë konvertuar në komplekse gjeografike, duke provokuar në qytete të Jugut moto të tilla elektorale si: Bari më afër se Tropoja. Sado delikate dhe njëkohësisht realiste, kjo moto më mirë se gjithçka tjetër, demonstron vullnetin e shqiptarëve për t’u bashkuar me Veriun e Evropës dhe jo për t’u ndarë me Veriun e Shqipërisë. Platformat e ndarjes kanë mbirë në mendjen e atyre të cilët kur e vinin kokën mbi një dru ëndërronin se si t’ua vidhnin jastëkun të tjerëve. Por le të mbetemi me shpresë se në 26 Maj edhe druri i trashëguar edhe jastëku i vjedhur do të humbin në Shkumbin, aty ku Shqipëria bashkohet dhe aty ku, nga cilido breg që t’i kthesh sytë do të shohësh po atë hundë të shtrembra shqiptarësh. Dhe nuhatja e tyre nuk di të gabojë.

Ben Blushi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.