Andi Tepelena: “Albanian Files”, autogol nga Rama. Shqiptarët presin drejtësi

Aktivisti Andi Tepelena, thotë se protesta po maturohet çdo ditë dhe kërkesat janë të njëjtat si në ditën e parë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai u ndal te padia në SPAK për ”Albanian File”, duke thënë se shqiptarët duan drejtësi dhe se Prokuroria e Posaçme ka tashmë të gjitha indiciet dhe shkeljet ligjore.

”Ne po bëjmë detyrën qytetare, po furnizojmë SPAK-un me indiciet e shkeljet ligjore dhe urojmë që SPAK të marrë vendimet të duhura. Ka një shpresë dhe një pritshmëri të madhe nga qytetarët. Kjo po ndodh tani sepse ka një mungesë reflektimi nga Rama.

Janë 5 pika që qëndron fort, ndërkombëtarët kanë reaguar, mediat botërore hapin faqet me korrupsionin në Shqipëri. Duhet thënë se Rama bën çdo ditë autogol. Edhe me “Albanian Files”, ishte një autogol nga Rama. Sot kemi deklaratë të investitorit që thotë kam gabuar. Por dëmet kush do ti paguajë? Shqipëria ka qenë peng i politikave të vjetra”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?