Angel Maria Villar në krye të UEFAs

 

Spanjolli Angel Maria Villar, do të drejtojë Federatën europiane të futbollit, pas dëbimit të Mishel Platinisë. Villar u përzgjodh në krye të UEFAs pas pezullimit 90 ditor të Mishel Platinisë. Vendimi është marë nga 54 anëtarët të komuniteti ekzekutiv në Nyon të Zvicrës. Siç mësohet, gjatë 90 ditëve, që Platini nuk mund të ushtrojë i detyrën e tij, spanjolli Villar do të marrë përsipër detyrat e francezit, por do të mbetet në cilësinë e zëvendëspresidentit të UEFAs. Kujtojmë qe Michel Platini e Sepp Blatter janë pezulluar për 90-të ditë. Ndëshkimet janë dhënë nga komiteti i etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror. Të tre emrat më të rëndësishëm të futbollit botërori anë duke u hetuar nga ky komitet mbi akuzat për korrupsion ndaj tyre. Ata janë përjashtuar gjithashtu nga të gjitha aktivitetet futbollistike gjatë kësaj periudhe.

SHKARKO APP