FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Antonio Tajani, një ish-gazetar president i Parlamentit Europian

Italiani Antonio Tajani është presidenti i ri i Parlamenti Evropian, duke zëvendësuar gjermanin Martin Schulz. Politikani konservator italian është zgjedhur me 351 vota pro në zgjedhjet e zhvilluara në Strasburg.

Tajani, 63-vjeçar, ka qenë me profesion gazetar si dhe ish-zëdhënës i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, dhe ish-komisioner i Bashkimit Evropian.

Tajani ka përfunduar studimet për drejtësi në universitetin La Sapienza në Romë. Për shumë vite ai ka punuar si gazetar profesionist. Ka qenë redaktor i çështjeve parlamentare në të gazetën italiane “Il Settimanale”, prezantues i programeve informative në “Rai Radio 1” dhe në krye të bordit editorial në gazetën “Il Giornale”.  Tajani ka qenë i reporter i dërguar special në Liban, Bashkimin Sovjetik gjatë viteve ’80 dhe në Somali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivali i tij në këto zgjedhje ishte italiani tjetër, kandidati socialist Gianni Pitella i cili mori 282 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i ri i PE-së ja dedikoi fitoren viktimave të tërmetit që goditi Italinë qendrore vitin e kaluar. Parlamenti Evropian ka fuqinë të bllokojë apo të ndryshojë ligjet e BE-së, dhe do të vendosë për aprovimin ose jo të një marrëveshjeje me Britaninë për të ashtuquajturin ‘Brexit’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?