Apeli dënon me 2.4 vite burg prokurorin Haxhi Giu

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg prokurorin Haxhi Giu.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi kështu vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që e dënonte me këtë masë dënimi ish-prokurorin nën akuzën e korrupsionit, për shkak se akuzohet se ka marrë një shumë prej 29 mijë eurosh për t’i ndryshuar akuzën penale një shtetasi.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e dënoi Giun me 2 vite e 4 muaj burg më 19 maj të vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori Giu u arrestua nga policia më 2 dhjetor të vitit të shkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?