FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Apeli i fundit i Hysni Sharrës për vlonjatët që të votojnë: Administrata e braktisi Edi Ramën

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vlorë, Hysni Sharra, përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar qytetarëve që të dalin masivisht në votime në këto momente të fundit para mbylljes së qendrave të votimit.

Ai tha se ndryshimi është pranë teksa shtoi se administrata e ka braktisur masivisht Edi Ramën.

“Duke falënderuar çdo qytetar të Vlorës që ka marrë pjesë në votim i bëj thirrje atyre që nuk kanë votuar ende ta bëjnë dhe të shkojnë masivisht. Vlonjatët nuk intimidohen. Në këto pak orë që kanë mbetur në mbyllje të votimit, shkoni e votoni. Administrata e braktisi Edi Ramën masivisht”, tha Sharra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?