Apeli i Policisë: Kush nuk ka destinacion Gjirin e Lalzit, të kalojë nga Ndroqi ose Krraba

Nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, Policia Rrugore njoftoi dje drejtuesit e mjeteve se sot aksi rrugor Tiranë-Gjiri i Lalzit do të jetë e mbingarkuar për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që synojnë këtë zonë plazhi. Policia apelon drejtuesit që nuk kanë destinacion Gjirin e Lalzit të kalojnë nga Ndroqi ose Krraba për të shmangur trafikun.

“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në çdo rast të përdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistët kaskat mbrojtëse”- thuhej dje në njoftimin e Policisë Rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?