Apeli nuk kthen në qeli Gjikën. Liron dhe shefen e urbanistikës dhe biznesmenin

 

Gjykata e Apelit e Vlorës nuk pranon të rikthejë në burg kryetarin e Bashkisë së Vlorës, duke lënë në fuqi në këtë mënyrë vendimin e gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë “Detyrim me paraqitje”, i apeluar nga prokuroria.

Ndërkohë sot treshja gjykuese Vasil Hanxhari, Skënder Domini dhe Gjinovefa Gaba vendosi të ndryshojë vendimin e gjykatës së Vlorës për shefen e urbanistikës, Doriana Sulaj  dhe biznesmenin Artur Haxhi. Hodhi poshtë vendimin për masën e sigurisë “burg” dhe dha masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.

Gjika shkon vetë në Apel: Do provojë pafajësinë time. S’janë 15 pallate me dokumente false

Sot paradite Kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika  u paraqit vetë në Gjykatën e Apelit për të kërkuar lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe kundërshtimin e apelit të Prokurorisë ,( ne foto ).

Para trupit gjykues Gjika u shpreh i bindur në pafajësinë e tij duke nënvizuar se do e vërtetojë se nuk janë ndërtuar me dokumente të falsifikuara 15 pallate në qytetin e Vlorës.

 Shpetim Gjika para trupit gjykues: “Kam ardhur për të paraqitur korrektësinë time legjislative. Nga pikëpamja  personale morale dhe institucionale kam qenë korrekt me organin e akuzës dhe në seancën që më është mbajtur në spitalin e  Tiranës më është pohuar që kam penguar hetimet. Unë kërkoj heqjen e masës së sigurisë arrest me burg pasi është absolutisht e pavërtetë që janë 15 pallate me dokumente të falsfikuara. Do e vërtetoj me dokumente që kjo nuk qëndron. Dhe në gjyqin tjetër që do i bëhet organit të akuzës do vërtetohet pafajësia ime

Prokuroria kërkoi rikthimin në burg të kryebashkiakut të qytetit bregdetar të akuzuar për “shpërdorim detyre”, “falsifikim të dokumentave” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për këtë Prokuroria renditi 8 argumente se ku ka gabuar gjyqësori në zëvëndësimin e masës së sigurisë për Shpëtim Gjikën.

Prokuroria e akuzon për falsifikim të lejes për një pallat 11 katësh pranë sheshit të “Flamurit”. Të njëjtat akuza bien edhe mbi shefen e urbanistikës Doriana Sulaj dhe biznesmenin e ndërtimit Artur Haxhi.

SHKARKO APP