Apeli për ndihmë – 52-vjeçari i paralizuar: Më dërgoni në azilin e pleqve
Një 52 vjecar i paralizuar prej moshës 2 vjeçare, apelon për t’u dërguar në azilin e pleqve në Fier. I vetëm prej disa vitesh, 52 vjecari, thotë se jeton i vetëm dhe nuk ka mundësi të kujdeset për veten. Azilin e pleqve e sheh si strehën ku do t’i ofrohet shërbimi i munguar.
I paralizuar prej moshës 2 vjeçare, Arben Kristopulli bën apel për ndihmë që të dërgohet në azilin e Fierit.
52 vjeçari jeton i vetëm prej vitit 2014 pas vdekjes së nënës së tij në një dhomë 30 metra katror plot lagështirë të ish hotel Vjosës në Fier.
I paralizuari thotë se ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme, ndaj kërkon të jetojë në azilin e Fierit.
Arben Kristopulli: Kam pasur një shok, deri tani u mundua duke menduar se do vinin të më merrnin motrat, por secili ka hallet e tia. Unë jam i detyruar ti nënshtrohem fatit
52 vjecari i sëmurë, thotë se të ardhurat e vetme janë 10 mijë lekë të reja kemp.
Arben Kristopulli: Brenda mundësisë të mendojë edhe për mua. I kam bërë thirrje kryetarëve të bashkive, por nuk më kanë ndihmuar që të jetoj dhe unë si njeri, se njeriu ka shumë probleme, dhe unë nuk mund ti përballoj dot më.
Arben Kristopulli thotë ka bërë kërkesa të vazhdueshme në bashkinë e Fierit për t’u strehuar në azilin e pleqve në Fier, por deri më sot nuk i është kthyer asnjë përgjigje.
KOHA JONË SONDAZH

