Arbi Agalliu: Ambasadorët shprehën mbështetje për Bashën

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu e konsideron takimin e ambasadorëve të huaj në Shqipëri me kreun e PD, Lulzim Basha një shprehje mbështetjeje. ”Ka bashkëpunimin më të lartë të mundshëm me partnerët ndërkombëtarë duke filluar nga SHBA, Gjermani, Francë, Britani, etj”.

Sipas tij diskutimi ka qenë me dyer të mbyllura, por për atë bisedë pritet të flitet ditët e ardhshme. Deputeti shtoi edhe se akti ishte një “bashkim kundër së keqes që është individi i korruptuar, kulti i individit dhe skemat korruptive në politikën shqiptare”.

Arbri Agalliu shtoi se qëndrimet e fundit të DASH tregojnë se “çdo qëndrimi i Kim është qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë dhe i presidentit Biden”.

SHKARKO APP