Ardian Çapja kërkon pafajësi: Masakra u bë se u përfshi edhe politika

Ardian Çapja kërkon pafajësi në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me në dosje prej 30 faqesh. Sipas tij, ai nuk ka lidhje me vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit në Gusht të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit.

Po ashtu Çapja pretendon se se prokuroria e Elbasanit ka montuar implikimin e tij në këtë ngjarje. Hedh akuza edhe ndaj prokurorit Ritvan Suka që sipas tij ngjarjen e Shkurtit të vitit 2016 ku vranë dy familjarë të tij dhe u plagosën 8 të tjerë, nuk po e zbardh sepse është e përfshirë politika.

Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, Çapja kundërshton dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Eris Bardhi. Për të Bardhi është instruktuar nga organi i akuzës në Elbasan me qëllim përfshirjen e tij në vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?