
Kërkesa e të dënuarit me burg përjetë, Ardian Çapjas për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, është refuzuar nga Drejtoria e Burgjeve për arsye sigurie. Kërkesa u paraqit mëngjesin e sotëm. Policia e Shtetit nuk ka kthyer përgjigje që të merrte përsipër sigurinë. Varrimi i nënës së Çapjas do të mbahet në orën 14:00 në Elbasan.