Ardian Çipa: Atentati dhe vrasja s’kanë lidhje me njëra-tjetrën

Tre ditë pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë, vrasjen në rrugën Him Kolli dhe atentatit në Qafë Kashar, kreu i Policisë së Tiranës Ardian Çipa ka dhënë detaje në lidhje me to.

Gjatë një konference për median të mbajtur në ambientet e policisë së kryeqytetit, Çipa tha se, dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, duke theksuar se hetimet janë duke vazhduar.

Kryepolici i Tiranës tregoi se efektivi i policisë, Roland Meta është vënë në pranga pasi akuzohet për tejkalim të kushteve të vetëmbrotjes, duke vrarë Arjan Sterjon.

Për lirimin e Emiljano Shullazit dhe Gilmano Danit, Çipa tha se ky është vendimi që ka marrë grupi hetimor i ngritur për këtë çështje i drejtuar nga prokuroria.

SHKARKO APP