Arkitektja Musai: Në shtator rikthehet trafiku dhe propaganda. Ndërtuan stadiumin, e mbushën me kafe
Arkitektja Dorjana Musai, e pranishme në protestën e 89-të qytetare para Kryeministrisë, kritikoi mënyrën se si po zhvillohet Tirana, duke u ndalur te trafiku, betonizimi dhe ndërhyrjet urbane.
Sipas saj, me nisjen e shkollave në shtator do të rikthehet trafiku, ndërsa përgjegjësia do t’u faturohet sërish qytetarëve.
“Problemi u bëmë ne. Ne bëjmë trafikun, marrim makinën, ne parkojmë keq, s’dimë të qarkullojmë”, tha Musai.
Arkitektja rikujtoi edhe kundërshtimet për betonizimin e hapësirave të gjelbra, duke thënë se ndërhyrjet në Parkun e Liqenit u justifikuan si “kënd lojërash për fëmijët”.
Duke folur për zonën e stadiumit, Musai ironizoi zhvillimin e saj urban: “E mbushën me kafe. Ka më shumë kafe se ndeshje”.
Sipas saj, përqendrimi i aktiviteteve në zona të caktuara krijon probleme të mëdha me qarkullimin. “Kur ka ndeshje, qyteti nuk e përballon dot fluksin”, përfundoi ajo.
KOHA JONË SONDAZH

