Armina Mevlani: Nuk kam blerë makinë të re, e kisha marrë “borxh”

Armina Mevlani, njëkohësisht e dashura e djali të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka saktësuar lajmin lidhur me blerjen e një makine të re, i cili u bë publik disa ditë më parë në mediat rozë.

Në foton e publikuar në media, Armina thotë se nuk është makina e saj e re, por thjeshtë e ka marrë atë “borxh” për ta përdorur disa ditë. Ajo deklaron se e ka blerë në fakt një makinë të re, por “Fiat”.

Këtë lajm Armina e ka sqaruar në një postim të bërë në rrjetin social “Facebook” ku kritikon edhe mediat për pavërtetësinë e tij.

“Të dashur miq më vjen keq që gjërat, mediat, shpesh herë i paraqesin ashtu siç nuk janë. Kjo është një foto e imja e shkrepur në ditët kur pata probleme me makinën time “Fiat 500” në 2014-n dhe kam qenë në pritje të zëvendësimit me një makinë po “Fiat” të re. Kjo makinë që po përdoret nga unë përkohësisht është e përdorur dhe i përket një të afërmit tim, është një “Renault” dhe as një “Benz” apo “Porche” siç shumë persona mendojnë ose komentojnë. Nuk kam arsye përse të jap shpjegime, por ndihem keq kur mediet janë jo korrekte në lajmet që japin…”, shkruan Armina.

SHKARKO APP