Arrest me burg biznesmenit që iu bë atentat në Durrës, theu vendimin e gjykatës

Biznesmeni nga Kukësi, Ardian Trota, i cili i shpëtoi mrekullisht një atentati  me shpërthim të telekomanduar, është dënuar me masën arrest me burg nga gjykata, vetëm pak ditë pas ngjarjes ku ai rrezikoi jetën. Gjykata e Kukësit vendosi sot arrest me burg për thyerje të  vendimit të  dënimit të mëparshëm, arrest shtëpiak për shtetasin Ardian Trota, i njohur edhe si i “forti i Kukësit”. Avokatja e tij, Aurora Guska e cilësoi të padrejtë  vendimin e gjykatës ndaj Trotë. Sipas saj atij i janë bërë  tre atentate dhe autorët ende nuk janë  arrestuar nga ana e policisë. Ardian Trota, një ditë para se t’i vendosje bomba në makinë, ishte larguar nga shtëpia në  Kukës ku ishte dënuar të qëndronte në “arrest shtëpie”, nën akuzë  për vjedhje të energjisë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë arsye, pavarësisht atentatit, gjykata vlerësoi se ai ka thyer masën e dhënë ndaj tij më herët dhe e dënoi atë këtë herë me arrest me burg. 

SHKARKO APP