Arrestohen 2 drejtues të “Alba sh.a” falsifikonin dokumente të fitonin tendera

Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë gjatë operacionit të koduar “RICIKLIMI”. Policia ka prangosur dy drejtues të kompanisë “ALBA sh.a dhe një inspektor të Inspektoriatit Qëndror të Naftës dhe Gazit.

Sipas policisë përmes një skeme të mirëorganizuar ky grup fallsifikonte fletë të analizave të të gjitha llojeve të vajrave lubrifikante që tregëtoheshin në tregun shqiptar dhe më pas i përdornin në të gjitha tenderat. Si rezultat, kompania Alba sha fitonte të gjitha tenderat ku merrte pjesë.

Hetimet zbuluan se Flamur Xhemali, si administrator i Kompanisë “Alba sh.a” dhe Besjan Xhemali, Menaxher i kësaj Kompanie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoriatit Qëndror Teknik të Naftës dhe Gazit Tiranë, si dhe Laboratorit të Forcave të Armatosura Tiranë, fallsifikonin fletë të analizave.

Inspektori i Inspektoriatit Qëndror Teknik të Naftës dhe Gazit Tiranë, Besmir Mali, në bashkëpunim me Erion Agolli- menaxherin e shitjes të Kompanisë “ASJA sh.a”, merrte mostra të vajrave lubrifikantë të Kompanisë “ASJA sh.a”, pasi ishin zhdoganuar mallrat, duke përpiluar analiza fiktive.

Ermal Myrta, mësues në shkollën e mesme në Vaqarr – Tiranë ushtronte ndikim të paligjshëm për legalizimin e një objekti në favor të subjektit “Alba sh.a”.

Gjatë kontrollit në Laboratorin e Inspektoriatit Qëndror Teknik të Naftës dhe Gazit Tiranë dhe në Laboratorin e Forcave të Armatosura Tiranë, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, fletët e analizave të përpiluara nga subjekti “Alba sh.a”.

Në pranga kanë përfunduar edhe Milidin Bakalli, ish Shefi i Laboratorit të Forcave të Armatosura Tiranë dhe Amarildo Thomaj, inxhinier design tek Studio Arkitekture “Pasp+P”, që ndihmonin në këtë aktivitet kriminal.

SHKARKO APP