Arrestohen dy të rinj në Tiranë, nuk “pajtoheshin” me divorcin

 

Dy të rinj në Tiranë janë përballur me një histori të ngjashme dhe kanë përfunduar në pranga. Ata ishin vënë nën shënjestrën e policisë, pas denoncimit të bërë nga ish- të dashurat e tyre.

Gjatë ditës së djeshme njëri nga të denoncuarit u arrestua në flagrancë, ndërsa tjetri u shpall në kërkim. Sipas policisë, po punohet për kapjen e 19- vjeçarit me iniciale A.H., banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 12.45 të ditës së djeshme pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, ka përndjekur ish- të dashurën e tij, A.K., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. Mësohet se përndjekja ndaj saj vijonte prej disa javësh, qysh nga momenti i ndërprerjes së lidhjes mes tyre dhe prej mos pranimit nga i riu i ndarjes nga vajza. E reja ka thënë në polici se A.H., e telefononte vazhdimisht por se ditën e ndjeshme e ka ndjekur edhe fizikisht duke e kërcënuar se nuk do i kishte punët mirë nëse nuk kthehej me të.

Ndërkohë po dje u bë arrestimi i 22- vjeçarit Bledar Ajazi me banim në Tiranë, i cili dyshohet se në mënyrë sistematike, ka përndjekur ish- të dashurën e tij, M.K.,  me banim po në kryeqytet. Kjo e fundit ka thënë në polici se përndjekja ishte bërë e përsëritur, pas ndarjes së tyre.

SHKARKO APP