Arrestohen porositësit e atentatit ndaj Pajtim Serianit

Policia e Tiranës ka arrestuar organizatorët që donin të ekzekutonin Pajtimin Serjanin më 5 janar te “Rruga e Kavajës”. Ata janë ndaluar në dalje të Tiranës, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:00. Organizatorët janë Aurel Hoxhallari dhe Amarildo Hoxhallari, këta dy shtetas dyshohet se kanë paguar Artur Bazen për të kryer pikërisht këtë ekzekutim.

Njoftimi i Policisë

Arrestohen ne Tirane shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Amarildo Hoxhallari, te dyshuar per ngjarjen e dates 05.01.2015 ku eshte tentuar te vritet shtetasi Pajtim Serjani si dhe ka mbetur i vrare me arme zjarri shtetasi Arianit Sterjo.

Sot,me date 10.01.2015,pas disa hetimeve paraprake te bera ne funksion te hetimit lidhur me ngjarjen e ndodhur me dt 05.01.2015 ne Rr.Kavajes ku eshte tentuar te vritet me arme zjarri shtetasi Pajtim Seriani si dhe eshte vrare me arme zjarri shtetasi Arjanit Sterjo , u be ndalimi i shtetasve ;

– Aurel Nexhdet Hoxhallari , 37 vjec , lindur dhe banues ne Tirane me gjendje gjyqesore i proceduar me pare per disa vepra penale.

– Amarildo Adem Hoxhallari, i moshes 24 vjeç lindur dhe banues ne Tirane.

Nga hetimi I deritanishem nga strukturat e Seksionit per Krimet e Renda ndaj Jetes ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane , ka rezultuar se keta shtetas,ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane organizatoret e vrasjes se ngelur ne tentative ndaj shtetasit Pajtim Seriani.

Vazhdojne hetimet lidhur me dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarje kriminale ndersa materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasve te lartpermendur do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane,per vepren penale te " Vrasjes me paramendim" ngelur ne tentative,e kryer ne bashkepunim,parashikuar nga neni 78-22-25 te K.Penal .

SHKARKO APP