Arrestohet 2 Shqiptarë, ndihmuan 27 refugjatë të kalonin kufirin për 1200 euro
Në pranga të uniformave blu, janë kapur dy shtetas shqiptar, pasi kanë shfrytëzuar refugjatë që donin të kalonin kufirin për 1200 euro personi. Sakaq, fjala është për 27 refugjatë sirianë, iranianë dhe sudanezë kanë tentuar të kalojnë nëpër Shqipëri nga Greqia drejt BE-së.
E gjitha ka ndodhur me ndihmën e tre trafikantëve shqiptarë, por janë kapur në zonën e Korçës. Policia ka arrestuar transportuesit shqiptarë, që u kishin marrë nga 1200 euro të rriturve dhe 600 euro për 12 fëmijët.
Të arrestuarit janë: Leonard Jaçellari, 28 vjeç, nga fshati Hudënisht i Pogradecit; Vasil Kuburja, 48 vjeç nga Elbasani; Arsen Çekiçi, 44 vjeç nga fshati Buçimas.
Ata u kapën tek Kryqëzimi i Vërdovës, në aksin Korçë – Pogradec, tek po transportonin ne makinat e tyre 27 refugjatët. Këta të fundit u dërguan nga policia nën Qendrën e Pritjes për Azilkërkuesit.
KOHA JONË SONDAZH

