Arrestohet 43-vjecari, i gjendën pushkë dhe granata në banesë

Një person u vu në pranga nga policia e Matit pasi në banesë iu gjendën armë luftarake. Burime nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë Hazmi Kurtaxha, 43 vjec pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij në mat iu gjendën dhe sekuestruan 3 granata, një automatik, 2 pushkë dhe lëndë plasëse.

Policia sekuestroi lëndën luftarakë në cilësinë e provës materiale, ndërsa vuri në pranga 43-vjecarin.

SHKARKO APP