Arrestohet autori i dyshuar për zjarrin në Krujë, Lamallari: Do të përballet me pasojat ligjore

Është arrestuar autori i dyshuar për zjarrin që përfshiu zonën e Abazës në Krujë dhe rrezikoi banesat. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Lamallari deklaron se personi i arrestuar do të përballet me pasojat ligjore për veprën penale, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon në terren.

“Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale. Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut”, shprehet ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara, autoritetet kanë marrë masa edhe për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Lamallarit, vendimi për evakuimin është marrë pas kërkesës së pushtetit vendor dhe synon parandalimin e çdo rreziku për jetën dhe sigurinë e banorëve.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencave vijojnë ndërhyrjen në terren, me qëllim izolimin dhe neutralizimin e plotë të zjarrit.

“Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është në dispozicion deri në neutralizimin e plotë të rrezikut”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e banesave vazhdon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?