Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër. Ja kush është
Aurel Ahi, autori i plagosjes së trefishtë mesditën e sotme në Shkodër, raportohet se është arrestuar nga autoritet policore të Malit të Zi.
Lajmi bëhet i ditur nga burime nga Policia e Shkodrës, ndërkohë që arrestimi e 25-vjeçarit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
I riu, pas atentatit, ka tentuar të largohej nga Shqipëria.
Janë tre persona të plagosur në atentatin e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, para Teatrit “Migjeni”. Objektivi ka qenë një djalë, Doni Lisi, i cili ishte i shoqëruar edhe nga një vajzë.
Të dy këta kanë mbetur të plagosur nga plumbat, ndërsa personi i tretë që është plagosur ka qenë kalimtar i rastësishëm.
Personat e plagosur që janë identifikuar përveç Doni Lisit, janë: Elona Çurku dhe Enrik Prenushi.
Doni Lisi mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.
Autori, sipas hetimeve paraprake të policisë po udhëtonte me një makinë ‘Golf’, kur ka shkrepur armën.

