Arrestohet gruaja e video –skandalit me policinë rrugore

 

Alma Martini, 40 –vjeçarja që u përfshi në një konflit verbal e fizik me dy efektivë të policisë rrugore është arrestuar. Ajo akuzohet për “goditje për shkakt të detyrës”. Në zonën e stadiumit Dinamo ajo u përfshi në një debat me dy policë rrugorë, pasi kundërshtoi gjobën që ata i kishin vënë automjetit të saj dhe marrjen e patentës. E gjithë skena u filmua me celuar nga një dëshmitar i rastit. Debati u zhvillua me tone të ashpra dhe fjalor të ulët. Njëri nga policët e shan duke i thënë: ik moj k**ve. Ajo kthehet e shtyn atë dhe e pështyn në fytyrë, ndërsa polici e godet meshpullë. Dy policët u pezulluan për këtë sjellje. Ndërsa 40 –vjeçarjes nga Lezha, që dje u shoqëru anë polici, sot iu komunikua masa e arrestit.

SHKARKO APP