Arrestohet korçarja, rriste kanabis në oborrin e shtëpisë

Një zonjë në fshatin Pirg të Korçës është arrestuar nga Policia. Ajo quhet Firenca Dulellari dhe është 57 vjeçe. Arrestimi erdhi pasi Policia i kontrolloi shtëpinë dhe i gjeti 2.2 kg kanabis boçe të tharë dhe 18 fidanë.

Policia tha se arrestimi i saj u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së saj.

Dosja e znj. Dulellari i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale:“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?