Arrestohet Kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.Përfundon në spital me policë(VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika është arrestuar së bashku me shefen e urbanistikës së kësaj bashkie Dorjana Sula dhe biznesmenin Artur Haxhi. Mendohet se arrestimi është kryer në banesën e tij pranë Uji të Ftohtë rreth orës 15:30.

Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorit Ramadan Troçi pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Biznesmeni Artur Haxhi akuzohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për të ndërtuar një pallat 11 katësh ndërsa Shpëtim Gjika akuzohet edhe për fshehje të së vërtetës. Rreth orës 16:00 mësohet se Gjika së bashku me dy të arrestuarit e tjerë janë shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës.

Me firmën e prokurorit Troci u arrestua edhe ish guvernatori Ardian Fullani. Më 27 nëntor 20145 gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetra në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika u morr i pandehur edhe nje vit e gjysëm me parë për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetrën në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”. 

 

Të pandehur përveç kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, ishin dhe Eleni Dardhaj, punonjëse ne Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Vlorë, dhe pronarët e trualli ku janë kryer ndërtimet e paligjshme.
"Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.
Këto dokumenta, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumenta sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë."- thuhej në deklaratën e prokurorisë.

Ne darke rreth ores 20.30 mesohet se Kryetari Bashkim Gjika ka perfunduar nga qelia ne spitalin e Vlores pasi ka gjendje te renduar shendetsore. Ai po shoqerohet nga forca policore ne spital 

Prokuroria: Ja pse e arrestuam Gjikën

Për të parë videon klikoni këtu

SHKARKO APP