Arrestohet laçiani i dënuar me 8 vjet burg për trafikim droge në Itali

Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Kurbinit kanë vënë në pranga një 45-vjeçar nga Laçi i shpallutr në kërkim ndërkombëtar.

Blutë arrestuan Jetmir Ricën, i dënuar me 8 vite burg për ” Trafikim i lëndëve narkotike” në shtetin fqinj të Italisë.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Apelit Milano / Itali me Vendim  datë 18.04.2012 e ka dënuar me 8 vite burg për vepren penale ” Trafikim i lëndëve narkotike ” parashikuar nga Kodi Penal Italian”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia sqaron se Jetmir Ricës  i ka mbetur për të kryer nga ky dënim  edhe 6 vjet,  6 muaj  e 28 ditë burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i tij u bë provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?