Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari, donte të vriste një qytetar

Seksioni i Krimeve të Rënda në Kavajë ka arrestuar 33-vjeçarin Astrit Gjylsheni për vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë. Ky person, më datë 4 Janar 2015, kishte qëlluar me armë zjarri automatik drejt banesës së Adem Sharrës, duke rrezikuar edhe jetën e pjestarëve të tjerë të familjes që ndodheshin atë moment në shtëpi.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë. Sipas hetimeve paraprake të policisë, rezulton se shkak i kësaj ngjarje ka qenë një konflikt i autorit me Adem Sharrën për motive banale.

 

Astrit Gjylsheni u arrestua në flagrancë nga blutë e Kavajës dhe u sekuestrua automjeti i tij tip ‘Citroen’ me targa AA 115 FL, me të cilin kishte shkuar në banesën e personit që donte të vriste. Autori 33-vjeçar është një person me precedent penal.

 

SHKARKO APP