Arrestohet një 28-vjeçarja nga Tirana, falsifikoi para e shiti drogë

Blutë e Elbasanit kanë arrestuar një 28-vjeçare nga Tirana pasi akuzohet për falsifikim parash dhe shitje të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare, bëjnë me dije se nga ana e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, u bë i mundur ndalimi i shtetases Malvina Zalli, 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Prokuroria e Durrësit ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit të këtij rrethi, ku ka vendosur ndalimin e 28-vjeçares Malvina Zalli, për veprën penale “Falsifikim të monedhave” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?