Arrestohet pronari i një hoteli luksoz në Mavrovë

Një biznesmen shqiptar nga Maqedonia, pronar i një disktoteke të njohur në Gostivar (Golden Eye) dhe i një hoteli luksoz në Mavrovë është arrestuar nga policia maqedonase. Fadil Arsllani akuzohet për dhënie parash me fajde dhe disa aktivitete të tjerë të paligjshme. Arrestimi i tij u krye nga forcat speciale. Momentet e prangosjes dhe të bastisjes së shtëpisë janë filmuar nga policia dhe janë shpërndarë për mediat. Siç duket edhe nga filmimet, Arsllani nuk bën rezistencë dhe është krejt i qetë gjatë ndërhyrjes së policisë. Sipas autoriteteve, dyshohet se biznesmeni shqiptar ka përfituar rreth 2 milionë euro nga aktiviteti i tij i paligjshëm. Pas arrestimit, policia i konfiskoi edhe disa automjete luksoze.

SHKARKO APP