Arrestohet shitësi i armëve në Elbasan, mësohet çmimi

Në pranga të Policisë është vënë një shqiptaro-maqedonas, i cili u kap pranë fshatit Urakë, në Prrenjas, aty ku uniformbat blu i gjetën 2 armë zjarri të cilat dyshohet se do t’i shiste në Elbasan.

32-vjeçari Ylber Suma, lindur në Shkup e banues në Kosovë u arrestua pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra, dhe 5 fishekë.

Sipas informacioneve që zotëronte policia këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, 32-vjeçari i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për t’i shitur ato më pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?