ARRSH tregon gjendjen e rrugëve, thirrje shoferëve: Reduktoni shpejtësinë

Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se në disa akse për shkak të reshjeve të dendura ka pasur rënie gurësh në rrugë.

Përkatësisht në rrugën Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara, janë evidentuar materiale dhe inerte në rrugë.

ARRSH i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën për shkak të lagështisë në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve

Të gjitha akset janë të kalueshme

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?