OSBE në Shqipëri mirëpret mesazhin e Presidentit Begaj, bën thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur mesazhin e sotëm të Presidentit Bajram Begaj, duke iu bashkuar thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës.
Përmes një reagimi publik, OSBE-ja thekson rëndësinë e dialogut dhe shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e tij, nëse një gjë e tillë kërkohet nga palët.
“Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në reagimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Mesazhi vjen në mbështetje të përpjekjeve për nxitjen e komunikimit dhe dialogut gjithëpërfshirës në vend.

