FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Artan Fuga ironizon kryeministrin: Na bëftë mirë ballokumja sepse aq ishte ndihma e rezistencës sociale!

POSTIMI I PLOTË I ARTAN FUGES:

Na! Kafshoni një copë ballokume!

Shoh këtë paketën e asaj që u quajtka rezistenca sociale e shpallur sot ditën e Ballokumes!

Swiss Digital Desktop Reklama

Të merr frika!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim rrëmben emrin e “rezistencës”, tallje e madhe, këtu edhe rezistencën e bën qeveria, jo qytetari!

Po kush po pyet për emërtime!

Ajo që shoh është e frikshme! Mbështeten me thërrime shtresa më në zgrip të shoqërisë dhe nuk preken në asnjë përqindje fitime shtresat e pasura, kurse shtresat e mesme tërësisht të lëna në mëshirën e fatit!

E pra, ato janë baza e një shoqërie demokratike! Jo rastësisht goditen, lihen në mëshirën e fatit, ekspozohen ndaj ashpërsisë së jetës, fyen, injorohen. Sepse ato kanë mundësi të formojnë një mendim alternativ, ato formojnë shtresa proevropiane e integruese, ato rivalizojnë pushtetarët, ato mund të drejtojnë ndryshe shoqërinë!

Jo, jo, dru atyre, mjafton një ekran televizori që të shohin liderin varfanjakët pa pasur nevojë të dalin jashtë, që jetojnë me ndihma sociale, të japin votën në fund të mandatit sikurse marrin pagën e turpit në fund të muajit, dhe kaq!

Ecim dhe marshojnë!

Na bëftë mirë ballokumja sepse aq ishte ndihma e rezistencës sociale!

Fuga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?