Artikulli i Andi Bejtjes me 23 mars 1999 për Hashim Thaçin dhe konteksti me Hagën e sotme…
Teksa po ndiqja tani deshmitë e Rubin në Hage, ku midis te tjerave u pyet dhe për lëvizjet e Thaçit nëse ishte në dijeni apo jo, me erdhi ndërmend një episod grotekst dhe i trishtë, njëkohesisht, në marsin e vitit 1999, për të cilin si ish kryeradaktor i gazetes “Koha Jone” botova një shkrim që nuk kaloi pa vëmendje dhe në kanceleritë dhe ëe mediat perëndimore (Andi Bejtja)
23 mars 1999
Nisja dhe kthimi i Thaçit në Kosovë, barometër i seriozitetit të Perëndimit
Andi Bejtja
Kur lideri i UÇK-së Thaçi do nisej për Rambuje, për të vënë firmën për projektin e paqes, të cilin Perëndimi e kërkonte me ngulm, ai u nis nga aeroporti i Prishtinës, rrethuar nga ushtarë të huaj dhe aeroplanët e NATO-s, duke i bërë ushtarët serbë të hanin thonjtë me dhëmbë nga inati. Por pas Rambujesë, ku firma e tij dhe e forcës që ai përfaqësonte ishte vendimtare, nuk u tregua i njëjti kujdes për të. Ai u la plotësisht jetim nga Komuniteti Ndërkombëtar, aq sa u detyrua detyruar të rezikonte edhe jetën, në përpjekje për te kaluar kufirin Jugosllav ku pritej te fliste me Shtabin e UCK lidhur me mareveshjen. Dhe për më tepër në kthim, ai nuk ishte thjesht lider i UÇK-së, por Kryeministri i ri i Kosovës, njeriu kryesor, çelësi i vërtetë i paqes për palën shqiptare. Kontrasti është më të vërtetë i dhimbshëm dhe tragjik.
Në kohën kur Perëndimi, NATO dhe SHBA, po flasin për bombardimin e Serbisë dhe në një farë mënyre janë bere pale me shqiptarët kundra ofensivës serbe, të lësh njeriun kryesor të paqes ta kalojë kufirin “me kokë a pilë” është therrese. Një nga shoqëruesit e Thaçit duke folur për shtypin e Tiranës tha se jeta e tyre teksa po kalonin kufirin ishte me të vërtetë në rrezik dhe se ishte një moment, qe po te perplaseshin me patrullen serbe, ose do te vriteshin ata ose serbet. Si mundet Perëndimi ta lërë “çelësin” e mareveshjes në dorë të një patrulle ushtaresh, aq më tepër kur dihet se Thaçi është dënuar nga autoritetet serbe me 10 vjet burgim? Ç’do të ndodhte p.sh. nëqoftëse Thaçi (largqoftë) do të ishte kapur dhe vrarë në përpjekje për të kaluar kufirin? Si do ta justifikonte Perëndimi dhe NATO, seline e se ciles Thaci e vizitoi me atributet e nje zyrtari te larte dhe fundja fundit si mund te lihet Kryeministri i nje vendi qe eshte bere jo pa pahir i Perendimit ne meshiren e një patrulle serbe, që për hir të së vërtetës, duhet thënë se e ka me ligj të qëllojë mbi këdo që kalon kufirin ilegalisht?
Ky detaj, për nisjen dhe kthimin e Thaçit në Kosovë është pasqyra e vërtetë ku Perëndimi shikon veten në Kosovë. Është diçka serioze dhe jo serioze, është diçka midis bombardimit dhe jo bombardimit, diçka midis shkeljes së të drejtave të njeriut dhe interesave diplomatike që shkojnë në kah të kundërt, diçka midis vendosmërise dhe jo vendosmërise diçka midis asaj që Perëndimi nuk e di as vetë. Dhe jo vetëm kaq. Të gjithë e dinin skenarin e Millosheviçit pas “Jo”-së së dhënë në Rambuje; derisa të vendosë NATO, derisa rusët të mbarojnë vizitën në Beograd te vrasim çfarë të vrasim. Burokracia perendimore edhe njëherë, si në shumë raste të tjera, doli me e rendesishme se jeta a ca njerëzve të pafajshëm, aq sa te te gjithe palet kudo ne konflikte ne bote eshte vendosur nje regull i pashkruar; po nuk u mbush kuota e paracaktuar e gjakut, Perëndimi nuk i zbaton parimet për të cilat flet për ditë.




KOHA JONË SONDAZH

