Arvizu uron shqiptarët me SMS në murin e Kryeministrisë
Aktualitet E Shtunë, 10 Prill 2021 20:25
Para ikjes nga Shqipëria si ambasador i SHBA-ve, Arvizu ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një mesazhi në murin e Kryeministrisë.
“Të dashur miq. Ndërsa largohem nga Shqipëria, dua t’ju lë me urimet e mia më të përzemërta. Qoftë viti 2015 sa më i begatë dhe e ardhmja juaj sa më e shkëlqyer. Gëzuar Vitin e Ri! Alexandër A. ARVIZU”, shkruhet në mesazhin e postuar nga ambasadori amerikan në murin e godinës së Kryeministrisë.