Astrit Patozi prezanton Leonard Ollin si koordinator të Bindjes Demokratike në Korçë

Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike, ka prezantuar Leonard Ollin si koordinator të kësaj force politike në Korçë.

Postimi i Astrit Patozit në Facebook:

LEONARD OLLI, KOORDINATOR I BINDJES DEMOKRATIKE PËR KORÇËN
Ashtu si në zgjedhjet vendore të vitit 2019, Bindja Demokratike do të përfaqësohet sërish në qarkun e Korçës me politikanin e njohur Leonad Olli.
Themelues dhe anëtar i Bordit Drejtues të forcës sonë politike, që me krijimin e saj, ai do të jetë koordinator në një prej zonave më mbështetëse për Bindjen Demokratike.
Me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në fushën e medias, zoti Olli spikati si personazh politik në mënyrë te veçantë, kur drejtoi grupin e këshilltareve opozitare përballë Erjon Veliajt, gjatë viteve 2015-2019.
Si gazetar dhe figurë e njohur publike ai ka qenë gjithmonë një kontribues ne debatet mediatike.
Korça kësaj here pritet të jetë në krye të ndryshimit, që do të shprehet me mbështetjen ndaj Bindjes Demokratike dhe kandidatëve të saj.

LEONARD OLLI, KOORDINATOR I BINDJES DEMOKRATIKE PËR KORÇËN

Ashtu si në zgjedhjet vendore të vitit 2019, Bindja…

Posted by Astrit Patozi on Thursday, March 11, 2021

SHKARKO APP