Astrit Patozi: Urime për regjistrimin Lulzim
Nga Astrit Patozi-
Urime Lulzim, që e paske regjistruar partinë në zgjedhje! Nuk thonë kot që bota është portokall.
Përpara dy vjetësh u shqetësove shumë për firmat tona dhe nuk le gur pa lëvizur, duke përndjekur çdo person, që na mbështeti të krijonim Bindjen Demokratike.
Por ne nuk kishim mundësi tjetër për t’u futur në zgjedhje dhe ishim të detyruar ta bënim atë punë.
Problemi është se ti sot i ke vënë demokratët të mbledhin firma, sikur po e themelojnë partinë e tyre nga e para. Sepse, koka bën, koka pëson Lulzim, sidomos në politikë.
Nejse, rëndësi ka që sot je regjistruar. Dhe rri i qetë se ne nuk do të merremi me verifikimin e firmave të tua, edhe sikur ta dimë se i ke plotësuar të gjitha tek ato qendrat e famshme të Rrugës së Kavajës.
Jo thjesht se nuk kemi gjë me ty dhe me çdo parti tjetër shqiptare, që do të garojë më 25 prill. Por mbi të gjitha se mendojmë se zgjedhjet nuk janë si shkollë nate, një ditë po, e një ditë jo. Ato janë gjithmonë një çështje shumë serioze.