Atentat me armë biznesmenit, i plagosur shkon vetë në spital
Atentat ndaj një biznesmeni në Shkodër. Syrri Mehmetaj, 44 vjeç, është qëlluar me armë zjarri në hyrje të qytetit ndërsa lëvizte me automjetin e tij tip “Benz” me targë AA 031 NL.
I plagosuri ka mbërritur vetë në spitalin e Shkodrës, ku më pas është njoftuar dhe policia.
“Më datë 26.12.2016 rreth orës 11.50 njoftohemi se në spitalin rajonal Shkodër është dërguar një person i plagosur.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Shkodër të cilët konstatuan se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore”.
Mësohet se 44-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia thotë se në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.
Nga ana e bluve janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./Ora News
Në foto: Vendi ku ndodhi ngjarja
Në foto: Vendi ku ndodhi ngjarja
Në foto: Vendi ku ndodhi ngjarja
Në foto: Vendi ku ndodhi ngjarja
– See more at: http://www.oranews.tv/vendi/shkon-ne-spital-i-plagosur-me-arme-44-vjecari-ne-gjendje-te-rende/#sthash.AyuEYTy1.dpuf

