Atentat ndaj çiftit në Shkodër, djali në rrezik për jetën
Pas atentatit në Shkodër bëhet me dije 3 të plagosurit të cilët u qëlluan me armë zjarri pak minuta më parë.
Policia bën me dije se të plagosurit janë Doni Lisi, Enrik Prenushi si dhe Elona Çurku. Autori dyshohet se eshte shtetasi me inicialet T.L, shkruan ShkodraNews.
Sipas të dhënave të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, tek ish sheshi i 5 heronjve, ku ka pasur të shtëna me armë nga një makinë jeshile.
Dy persona kanë qëlluar nga makina në drejtim të një çifti, djalë e vajzë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit.
Djali i ri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa vajza ka marrë plagë të lehta. Nuk dihen ende identitet e personave të plagosur.
Policia ka ngritur postblloqe të shumta në Shkodër, për kapjen e autorëve. Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes.

