Atentat të riut shqiptar në Romë, qëllohet me armë zjarri në këmbë

Një emigrant shqiptar 29 vjeçar është plagosur me armë zjarri rreth orës 03.30 minuta të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin italian Romë.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Dubai Caffè” në zonën Monti Tiburtini. 29-vjeçari është qëlluar me plumb në këmbë e më pas i pashoqëruar nga askënd, ka mbërritur për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Sandro Pertini.

I marrë në pyetje nga forcat e rendit shqiptari ka rrëfyer se ai ndodhej në lokalin Dubai Caffe kur një grup personash të panjohur i janë afruar duke e qëlluar me armë në këmbë. Vetëm një plumb ka mundur ta plagos.

Swiss Digital Desktop Reklama

29-vjeçari shqiptar është i njohur nga policia italiane për vepra të ndryshme penale e ky version i ngjarjes nuk i ka bindur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Romës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?