Atentati kriminal në Milot, makina e blinduar e bërë shoshë nga plumba
Makina e blinduar e Ylli Brahimit është bërë shoshë nga plumbat e atentatit kriminal që u shënua këtë mbrëmje në Milot. Makina me të cilën ai lëvizte është larguar nga vendngjarja.
Klisman Preçi ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa Ylli Brahimi është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. 46-vjeçari ka marrë plumb në gjoks dhe këmbë.
Kurse në Borzanë të Krujës është gjetur një mjet duke u djegur. Makina që po digjet është tip ”Audi”, ndërsa po verifikohet nëse është e atentatorëve.