Atentati ndaj Drejtorit të Burgut të Fushë-Krujës dyshohet se u porosit nga burgu

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë drejtimin e hetimeve në lidhje me atentatin me minë të telekomanduar ndaj Drejtorit të Burgut të Fushë – Krujës, Arben Suloj, që ndodhi një ditë më parë në Portin e Durrësit.

Zyrtarisht çështja i është referuar vetëm pak orë pas ngjarjes nga Prokuroria e Durrësit dhe pista mbi të cilën po hetohet është ajo e vrasjes së mbetur në tentativë, për shkak të detyrës.

Ky ka qenë përcaktimi i akuzës për ngjarjen, nga e cila mbeti i plagosur rëndë Drejtori i Burgut të Fushë – Krujës, Arben Suloj.

Një provë e fortë e Prokurorisë janë edhe disa pamje filmike të cilat janë siguruar nga një subjekt privat, që janë administruar në cilësinë e provës materiale, raporton Klan TV.

Drejtori i Burgut të Fushë – Krujës, Arben Suloj, vazhdon të qëndrojë në Reanimacion nën kujdesin e mjekëve.

Burime zyrtare pranë Spitalit të Traumës thanë se Suloj është në parametrat normalë të jetës dhe koshient.

Në Spitalin e Traumës është vënë në dispozicion dhe një helikopter i cili ishte parashikuar të bënte transportin e tij drejt Italisë në një spital më të specializuar, por mjekët tanë kanë vendosur ta mbajnë në kontrroll pavarësisht se ai ka marrë plagë të rënda deri në palsën kurrizore, duke rrezikuar kështu qëndrimin në këmbë.

Pas atentatit i është marrë në mbrotjen e policisë edhe pse qëndron në kushtet post – reanimatore. Makina e Drejtorit të Burgut të Fushë – Krujës shpërtheu një ditë më parë në Portin e Durrësit. Mendohet që tritoli ishte vënë poshtë makinës gjatë natës dhe shpërthimi ka qenë i telekomanduar.

Nuk dihen akoma shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që hetueset presin të marrin deklarimin e Suloj.

Pak orë pas atentatit me eksploziv në makinë të Drejtorit të Burgut të Fushë – Krujës, në këtë burg janë rritur masat e sigurisë.

Dyshohet se pikërisht një nga të burgosurit e këtij burgu, ka porositur edhe atentatin nda Drejtorit Suloj, ndaj Hetimet e Prokurorisë Krimeve të Rënda do të zbardhin edhe për ndonjë konflikt të mundshëm të tij brenda instiotucionit që drejtonte.

SHKARKO APP