Atentati ndaj ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi Minnesota-n, ku përfaqësuesja demokrate Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj, Mark Hortman, humbën jetën në një sulm të armatosur, ndërsa senatori John Hoffman dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur rëndë.

Përmes një deklarate të shpërndarë në platformën X nga Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Presidenti Trump e cilësoi ngjarjen si një “sulm të paramenduar kundër zyrtarëve të zgjedhur të shtetit”.

“Sapo jam informuar për të shtënat tragjike në Minnesota, që duket se kishin si objektiv të drejtpërdrejtë ligjvënësit. Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, është duke bashkëpunuar me FBI-në për të hetuar plotësisht rastin dhe për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë, në përputhje me ligjin,” thuhej në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump theksoi gjithashtu se “akte të tilla të dhunshme dhe tronditëse nuk do të tolerohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, duke përfunduar mesazhin e tij me fjalë mbështetëse për banorët e Minnesotës, të cilët i quajti “njerëz të mrekullueshëm në një vend të jashtëzakonshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet janë në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili arriti të largohej pas përplasjes me armë me policinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?