Atentati ndaj Sulojit, dosja tek Krimet e Rënda. Kamber Hoxha në krye të burgut Fushë-Krujë

Atentati ndaj drejtorit të Burgut të Fushë­-Krujës, Arben Suloj nuk është më një çështje e prokurorisë së Durrësit.

Dosja për këtë krim ka kaluar tek Krimet e Rënda në Tiranë, ndërsa është klasifikuar si “vrasje e mbetur në tentativë”.

Zëvendës-drejtori I Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Haki Çako ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se prokuroria dhe policia kanë bërë një analizë për ngjarjet e fundit, ndërsa nuk jepen detaje të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, Kamber Hoxha është vendosur drejtor i komanduar në burgun e Fushë-­Krujës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?