Atentati në Shkodër, gjendet arma që plagosi tre personat
Policia bën me dije se ka gjetur armën e vrasësit i cili qëlloi mbi një çift, ku djali gjendet në rrezik për jetën.
Mësohet se arma e zjarrit është pistoletë dhe sipas policisë është qëlluar rreth 6-8 herë pasi në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja.
Te plagosurit jane tashme te identifikuar si shtetasit, Doni Lisi, Enrik Prenushi si dhe Elona Çurku.
Nga ajo çka mësohet është fakti se Enrik Prenushi ka mbetur i plagosur aksidentalisht, pasi objektiv ka qenë Lisi dhe vajza me të cilën ishte shoqëruar.
Nga burime pranë spitalit të Shkodrës, Doni Lisi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka marrë plumba në pjesën e gjoksit.

