Athinë, arrestohet shqiptari me 6 kg kanabis

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Athinë, i akuzuar për posedim dhe trafik droge.

Policia mbërriti në arrestimin e tij pas gjetjes së një sasie prej 6 kg kanabis dhe dy peshoresh precizioni në një apartament, në lagjen Neo Kosmo të kryeqytetit helen.

Nga verifikimet rezultoi se  apartamenti ishte marrë me qera nga 35 vjeçari shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me të arrestuarin, policia identifikoi edhe katër shtetas të tjerë shqiptarë që gjithashtu implikohen në trafiqe droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?